7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

URA E SIRATIT – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Ura e Siratit është një urë mbi Xhehennem që të çon në Xhennet.
Njeriu që do ta kalojë urën e Siratit, do të gjendet përballë me derën e Xhennetit. Askush nuk mund të hyjë në Xhennet, pa kaluar më parë mbi urën e Siratit.

Ebu Seid el-Hudriu thotë:
“Kemi dëgjuar se ura mbi Xhehennem është më e hollë se qimja dhe më e mprehtë se shpata” (Muslimi)

Allahu i Plotfuqishëm do t’i thërrasë njerëzit me emrat e tyre në Ditën e Gjykimit.
Kur të thirret njeriu, pra kur t’i vijë radha dhe të urdhërohet të kalojë nëpër Sirat, do të tmerrohet, do të habitet, do të brengoset, do të mendojë vetëm për veten, do të frikësohet nëse do të kalojë Siratin apo do të bjerë në Xhehenem.
Rruga e tij do të ndriçohet sipas besimit dhe veprave të tij.

Pejgamberi alejhis selam, ka thënë:
“Do të ngrihet një urë mbi Xhehenem, unë dhe pasuesit e mi do të jemi të parët që do ta kalojmë atë. Atë ditë askush përveç Pejgamberit nuk do të flasë asnjë fjalë, ndërsa lutja e Pejgamberit në atë moment do të jetë: “Shpëto, Shpëto!'” Buhariu.

“Një urë shumë e rrëshqitshme do të ndërtohet mbi Xhehennem. Mbi të ka grepa, kthetra dhe gjemba të rrafshuara dhe grepa të përthyer prej gjembash. Besimtari do ta kalojë urën sa hap e mbyll sytë, ose si rrufeja, ose si era, ose si një kalë garash që vrapon.
Njëri do të shpëtoj, tjetri do të gërvishtet, por do të shpëtoj, e i treti do të bjerë në zjarr derisa i fundit do të kalojë duke tërhequr litarët.”
Buhari, Muslim…

O Zot, na shpëto!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit