0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kosova dhe Siria: Dikur dhe sot

Më të lexuarat

Mediat australiane po shkruajnë për krizën e refugjatëve në Siri, duke e krahasuar me gjendjen e Kosovës, gjatë konfliktit të armatosur në vitin 1999. Qeveria australiane atë kohë, kishte përpiluar politika me anë të të cilave i kishte ndihmuar refugjatët kosovarë që të strehohen në Australi. Sipas liderëve të këtij vendi, të njëjtën gjë ky shtet duhet ta bëj edhe për Sirinë.

16 vjet më parë, Australia ishte përballur me të njëjtën pyetje – si t’i ndihmojë refugjatët e një vatre lufte.

Image

Ishte viti 1999 dhe qindra mijëra shqiptarë po vinin nga Kosova, e cila ishte territor që po ndahej nga një shtet përmes konfliktit, shkruan agjencia australiane e lajmeve Special Broadcasting Service (SBS), transmeton Klan Kosova.

Qeveria e kryeministrit John Howard aso kohe, kishte krijuar “parajsë vizash”, për 4000 refugjatë që erdhën nga ky vend ballkanik.

Grupe me nga 50 deri në 450 veta kishin arritur në Australi në muajin Maj atë vit.

Më shumë se 60 prej tyre ishin nën moshën 1 vjeçare, dhe 40% prej tyre në mes 1 vjeçar dhe 15.

Pasi që Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e kishte deklaruar Kosovën vend të sigurt, shumica prej tyre kishin zgjedhur që të shkonin në shtëpi.

Për t’i inkurajuar kosovarët që të ktheheshin në vendin e tyre, qeveria australiane u kishte dhënë edhe donacione, nga 3000 dollarë për të rriturit dhe nga 500 për fëmijët.

Pothuajse të gjithë refugjatët që përkohësisht qëndruan në Australi, ishin kthyer në vendlindje deri në prill të vitit 2000.

Kjo politikë e qeverisë australiane për t’i ndihmuar refugjatët kosovarë, i kishte kushtuar shtetit 100 milionë dollarë.

Opozitari australian Josh Frydenberg, të hënën ka sugjeruar që qeveria të adoptojë një politikë të ngjashme që t’i përgjigjet krizës në Siri.

“Howard me politikat e tij i kishte dhënë një përgjigje krizës humanitare dhe i kishte strehuar refugjatët”, ka thënë ai për gazetën Sky News.

I pyetur se cili është mendimi i tij rreth kësaj ideje, kryeministri aktual i Australisë, Tony Abbot ka thënë se “kjo është pikërisht ajo fare jemi duke bërë”.

“Jemi të gatshëm që t’i përgjigjemi kësaj krize dhe do të marrim nga kampe pjesëtarët e minoriteteve të persekutuara”, ka thënë ai për reporterët në Canberra.

Ministrja e punëve të jashtme, Julie Bishop mendon se politika që ishte përdorur për Kosovën në atë kohë, duhet të përdoret edhe tani.

“Kjo është një çështje të cilën do ta diskutoj edhe me ministrat e jashtëm të vendeve të tjera, për shkak se kjo është një çështje ndërkombëtare të cilës duhet t’i përgjigjemi të gjithë”, ka thënë ajo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit