Vrasjet me armë në SHBA kanë arritur në nivelin më të lartë në 32 vitet e fundit dhe se në normat e vdekjeve të femrave është shënuar rritje më shumë në krahasim me normat e vdekjeve tek meshkujt
Një hulumtim në SHBA tregon se vdekjet në vitin 2021 me burim nga armët e zjarrit në vend janë në nivelin më të lartë në 32 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në hulumtimin e kryer nga Universiteti i Harvardit, u analizua pjesa e vdekjeve nga armët në mesin e vdekjeve të përgjithshme në SHBA ku armatosja individuale ka marrë hov.
Vrasjet me armë në SHBA kanë arritur në nivelin më të lartë në 32 vitet e fundit dhe se në normat e vdekjeve të femrave është shënuar rritje më shumë në krahasim me normat e vdekjeve tek meshkujt.
Brenda 32 viteve në vend janë regjistruar mbi 1 milion vdekje me armë, theksohet në hulumtimin ku është përcaktuar se rreth 14 për qind e vdekjeve me armë e përbëjnë femrat dhe se kjo normë tek meshkujt është 45 për qind.
Po ashtu vihet në dukje se vrasjet e femrave me ngjyrë në vrasjet e femrave të kryera me armë zjarri, janë rritur më shumë se tre herë që nga viti 2010.
Në hulumtim bëhet e ditur gjithashtu se vetëvrasjet me armë janë rritur dy herë më shumë që nga viti 2015.
Profesori i politikës shëndetësore në Universitetin e Harvardit, David Hemenway thotë se hulumtimi është një prej analizave më gjithëpërfshirëse lidhur me vdekjet me armë në vitet e fundit në SHBA.
Ekspertët theksojnë se me rritjen e popullatës së SHBA-së janë rritur edhe normat e vdekjeve nga armët në vend.
Efekti i COVID-19
Në hulumtim vihet në dukje se vdekjet nga armët janë rritur me ritme më të ulëta që nga viti 2005, por me efektin e COVID-19 mes periudhës 2019-2021 ka pasur një rritje prej 20 për qind.
Një nga bashkautorët e hulumtimit, dr. Eric Fleeger tha se në rritjen e vdekjeve nga armët gjatë pandemisë së COVID-19 mund të kenë luajtur rol elementët si përkeqësimi i shëndetit mendor të personave si dhe ndërprerja e punës dhe jetës private.
Hulumtimi u publikua më 29 nëntor nga revista JAMA Network Open.