0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pse po plas në Kinë?

Më të lexuarat

Protesta të paprecedenta kundër regjimit: Duam liri!

Qindra protestues dhe policë janë përleshur në Shangai në protesta për masat e rrepta COVID-19 në Shangai dhe janë përhapur në disa qytete të tjera.

Demonstratat e fundit – të paprecedentë në Kinën kontinentale që kur presidenti Xi Jinping mori pushtetin një dekadë më parë – u përhapën pasi një ndërtesë mori flakë në qytetin perëndimor të Urumqit dhe banorët nuk mundën të shpëtonin për shkak të masave të rrepta, duke rezultuar në humbjen e jetës dhjetë personave.

“Unë jam këtu sepse e dua vendin tim, por nuk e dua qeverinë time… Dua të lëviz lirshëm, por nuk mundem. Politika jonë për COVID-19 është një lojë që nuk ka të bëjë fare me shkencën dhe realitetin”, tha protestuesi Shaun Xiao për Reuters në Shangai, qyteti më i madh i Kinës.

Në këtë qytet mbrëmjen e së dielës u mblodhën qindra persona të cilët mbanin në duar fletë të zbrazëta, çka është shprehje e censurës së heshtur të protestës, ndërkohë që në rrugë ishin të pranishëm një numër i madh policësh.

Policia rrahu dhe arrestoi një gazetar të BBC-së

Policia kineze rrahu dhe arrestoi një nga gazetarët e BBC-së që po mbulonte protestat, por ai u lirua nga paraburgimi pas disa orësh, raportoi BBC.

“BBC është jashtëzakonisht e shqetësuar për trajtimin e gazetarit tonë Ed Lawrence, i cili u arrestua dhe u prangos ndërsa raportonte për protestat në Shangai”, tha një zëdhënës i shërbimit publik britanik.

“Ai u ndalua për disa orë. Gjatë arrestimit, policia e ka rrahur dhe shkelmuar. Kjo ka ndodhur gjatë kohës që ai punonte si gazetar i akredituar”, shtoi zëdhënësi.

BBC thotë se nuk ka marrë asnjë shpjegim të besueshëm për ndalimin e Lawrence.

“Ne nuk kemi marrë asnjë shpjegim zyrtar apo falje nga autoritetet kineze, përveç pretendimit të zyrtarëve që më vonë e liruan, se e arrestuan për të mirën e tij në rast se ai kontraktohej me COVID-19 nga turma”, sipas BBC.

“Ne duam lirinë”

Demonstruesit dolën gjithashtu në rrugët e Wuhan dhe Chengdu, dhe në të njëjtën kohë, studentët u mblodhën në kampuset e shumta universitare në të gjithë Kinën.

Të hënën herët në Pekin, dy grupe protestuesish që numërojnë të paktën 1,000 u mblodhën në kryeqytetin kinez.

“Ne nuk duam maska, duam liri. Ne nuk duam teste për COVID, duam liri”, këndoi një nga grupet më herët.

Të dielën, një turmë e madhe njerëzish u mblodhën në qytetin jugperëndimor të Chengdu, sipas videove në mediat sociale, duke mbajtur gjithashtu fletë letre të zbrazëta dhe duke brohoritur: “Ne nuk duam sundimtarë të përjetshëm. Ne nuk duam perandorë”, duke iu referuar Xi, i cili ka hequr kufijtë e mandatit presidencial.

Videot nga Wuhan të postuara në mediat sociale treguan qindra banorë që dilnin në rrugë, duke thyer barrikada metalike, duke përmbysur tendat e testimit për COVID-19 dhe duke kërkuar përfundimin e karantinës.

Qytetarët e qyteteve të tjera kineze shprehën gjithashtu pakënaqësinë e tyre për politikën e COVID-19 në Kinë. Protestuesit në Lanzhou, në veriperëndim të Kinës, thonë se janë vendosur në izolim, edhe pse askush nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Njerëzit kanë qenë jashtëzakonisht të durueshëm, por autoritetet nuk duhet të abuzojnë me politikat e urgjencës,” tha zëvendësdrejtoresha rajonale e Amnesty International, Hana Young. “Këto demonstrata të paprecedentë tregojnë se njerëzit nuk kanë më tolerancë ndaj kufizimeve të tepërta të COVID.”

“Qeveria kineze duhet të rishikojë menjëherë politikat e saj COVID-19 për të siguruar që ato të jenë proporcionale dhe të kufizuara në kohë. Të gjitha masat e karantinës që përbëjnë kërcënim për sigurinë personale dhe kufizojnë në mënyrë të panevojshme lirinë e lëvizjes duhet të pezullohen”, theksoi ajo.

Presion mbi partinë

Kina i është përmbajtur politikës së Xi-së kundër COVID-19, edhe pse pjesa më e madhe e botës ka hequr shumicën e kufizimeve që lidhen me pandeminë.

Edhe pse i ulët nga standardet globale, numri i rasteve në Kinë ka arritur nivele rekord prej ditësh. Autoritetet raportuan 40,000 raste të reja në përditësimin e tyre të fundit.

Pekini e ka mbrojtur politikën zero-Covid si jetëshpëtuese dhe e nevojshme për të parandaluar mbingarkesën e sistemit shëndetësor, por ka ndryshuar qasjen e tij pas një bllokimi të zgjatur në Shangai në fillim të këtij viti, gjë që nxiti zemërim dhe zhgënjim në mesin e 25 milionë banorëve të qytetit.

Një valë e re pakënaqësie u ndez nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë në kryeqytetin Urumqi të rajonit Xinjiang të enjten, ku humbën jetën dhjetë persona. Zemërimi i publikut u shkaktua nga dyshimet që filluan të përhapeshin në mesin e përdoruesve të internetit, se banorët e ndërtesës nuk mund të shpëtonin në kohë sepse ndërtesa ishte pjesërisht e mbyllur, gjë që zyrtarët e qytetit e mohuan.

Megjithatë, zhgënjimi i publikut po zien pak më shumë se një muaj pasi Xi siguroi një mandat të tretë si kreu i Partisë Komuniste Kineze.

“Kjo do të bëjë presion serioz në parti. Ekziston një shans i mirë që një nga përgjigjet të jetë shtypja dhe se ata do të arrestojnë dhe ndjekin penalisht disa protestues”, tha Dan Mattingly, një asistent profesor i shkencave politike në Universitetin Yale.

Megjithatë, paralajmëroi ai, trazirat ishin shumë larg nga ajo e parë në 1989, kur protestat kulmuan me shtypjen e përgjakshme të demonstratave në sheshin Tiananmen.

“Tragjedia në Urumqi ka frymëzuar dhe inkurajuar njerëzit në mbarë Kinën që të shprehin pakënaqësinë e tyre. Për fat të keq, politika e Kinës është shumë e parashikueshme”, tha Young nga Amnesty International.

“Censura dhe survejimi do të vazhdojnë dhe me shumë gjasa do të shohim përdorimin e forcës nga policia dhe arrestime masive të protestuesve në orët dhe ditët në vijim”, përfundoi ajo. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit