9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Szunyog: Besoj se deri në fund të këtij viti do të merret një vendim për vizat

Më të lexuarat

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, deklaroi këtë të mërkurë se beson që vendimi për liberalizimin e vizave do të merret para përfundimit të këtij viti.

Këtë deklarim ai e ka bërë në Prishtinë, në një diskutim me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”, i organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës

“Për liberalizimin e vizave dua ta përgëzoj presidencën çeke që e ka vendosur në agjendë, kemi pasur dy takime të grupeve punuese, kështu që kam besim të plotë që do të merret vendim për vizat para përfundimit të këtij viti, le të shpresojmë që kjo do të ndodhë, dhe atëherë do ta heqim një problem nga tavolina”, tha ambasadori Szunyog.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

Më 2018, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizjen e lirë, por disa udhëheqës individualë të bllokut kanë shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit