Franca dhe Gjermania përkujtojnë çdo vit armëpushimin e 11 nëntorit 1918, i cili i dha fund luftimeve në Luftën e Parë Botërore.
Në njoftimin e Ambasadës gjermane thuhet se miqësia franko-gjermane tregon se pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë dhe mund të shërbejë edhe si model për pajtimin në Ballkan.
“Miqësia franko-gjermane tregon se pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë dhe mund të shërbejë edhe si model për pajtimin në Ballkan. Ajo gjithashtu dëshmon për vuajtjet e të gjithë popujve të përballur me mizoritë e luftës”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet në përkujtim të armëpushimit të vitit 1918 një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor do të mbahet më 11 nëntor në orën 11:00. Ky vend ndodhet brenda varrezave të krishtere në Arbëri.
“Kjo ceremoni është gjithashtu një mundësi për të nderuar të gjithë ata që ranë për Francën dhe Gjermaninë në konfliktet e kaluara dhe aktuale”, thuhet më tej. /Telegrafi/