Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë, Ali Al-Qaradaghi, lidhur me shpërndarjen e haditheve tha se “Katari gjen mënyra të vetëdijshme për të promovuar Islamin”
Në Katar janë bërë përgatitje që vizitorëve që do të vijnë në vend për FIFA Kupën e Botës 2022, t’u shpjegohen hadithet, raporton Anadolu Agency (AA).
Hadithet dhe përkthimet e tyre në anglisht u varën në pano reklamash në pika të ndryshme në ishullin “Pearl”, një nga qendrat turistike dhe tregtare të Katarit.
“Çdo mirësi është një sadaka (lëmoshë)”, “Mbroni veten tuaj nga zjarri (me sadaka) qoftë edhe me një gjysmë hurme, e nëse se keni edhe atë tregoni një fjalë të mirë”, “Nuk mëshirohet ai që nuk mëshiron”, ishin disa nga hadithet.
Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë, Ali Al-Qaradaghi, lidhur me shpërndarjen e haditheve tha se “Katari gjen mënyra të vetëdijshme për të promovuar Islamin”.
Gazetari palestinez Tamer Al Mishal nga ana e tij duke e vlerësuar këtë si “një iniciativë të shkëlqyer dhe të jashtëzakonshme”, tha se “Zemra e kryeqytetit të Katarit, Doha, dekoroi muret me hadithet e Profetit dhe përkthimet e tyre në anglisht për t’i njohur vizitorët e Kupës së Botës me Islamin”.
Vendi i parë arab që do të organizojë një kupë botërore, Katari, do të jetë organizator i kompeticionit më të madh të futbollit në botë i cili do të nisë më 20 nëntor.