9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Eklipsi në dy këndvështrime të ndryshme – Harith Selimi

Më të lexuarat

Eklipsi në dy këndvështrime të ndryshme.

Thuhet se kur Kristofor Kolumbus me ekipin e tij arritin ne Amerike, kishin nevojë për furnizime për të riparuar anijet e tyre, populli vendas u ndihmoi deri sa kur panë që riparimi po zgjatej shumë dhe se ekipa e anijes po grabitnin ushqimet e tyre, me çrast ata u hidhëruan shumë dhe vendosën që të ndërpresin ndihmesën e tyre.
Kristofori kishte mbetur pa zgjidhje por kur pa në kalendarin e tij se të nesërmen do të ndodhte eklipsi, menjëher vrapoi për tek i pari i popullit vendas, dhe e gënjen që ai kishte kontaktuar me Zotin, dhe se Zoti ishte hidhëruar aq shumë sa që nëse deri nesër nuk i sjellin ndihmat, nga hidherimi hëna do të skuqej dhe do të dënonte popullin vendas, kur erdhi e nesërmja me të filluar eklipsi i Hënes, populli vrapoi me të gjitha furnizmet e tyre ushqimore për te ekipa e anijes, duke lutur që ti thonin Zotit që ti falë ata, dhe kur mbaroi eklipsi Kristofor Kolumbus i lajmëroi vendasët që Zoti i kishte falur.
Kristofor Kolombos këtë rast duke e shënuar në ditarin e tij e përfundoi me fjalët; “Injoranca, çdo herë sjell robëri”!

Ndërsa në anën tjetër në historinë Islame tregohet që kur vdiq Ibrahimi, djali i fundit i Pejgamberit sal-lallahu alejhi we sel-lem, ai u mërzit shumë, në po të njejtën ditë ndodhi Eklipsi djellor, dhe kur disa njerëz pretenduan se edhe djelli u merzit sëbashku me Pejgamberin sal-lallahu alejhi we sel-lem, atëher Pejgamberi sal-lallahu alejhi we sel-lem tha: “Payshim se Dielli dhe Hëna janë dy argumente nga argumentet e All-llahut, dhe nuk zihen as nga vdekja e as nga lindja e ndokujt, kur të shihni se janë zënë, ju falni namaz dhe lutuni deri sa të perfundoj zënja”
(Muslimi, Kusuf, 10)

Në shembullin e parë Kristofor Kolumbus, keqpërdori dijen për interesat e tija, duke shpifur rreth eklipsit.

Kurse në shembullin e dytë, edhe pse shpifja ishte nga ana e të tjerëve Pejgamberi sal-lallahu alejhi we sel-lem nuk e keqperdori, por shfrytzoj rastin për ta mësuar popullin në atë që është e drejtë.

Kjo është argument per një dije të qiltërt dhe të drejtë.

“Çdo herë keqpërdoruesit e dijes, sjellin roberi”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit