Është bërë virale në rrjete një deklaratë acide e Dardan Molliqajt, një ish-vetëvendosës i armiqësuar me Albin Kurtin, sipas së cilit, hoxhallarëve që flasin se si duhet të vishet femra u duhet “shpallur luftë”, madje “e pamëshirshme”.
“….Absulutisht kundët hapësirës që u jepet hoxhallarëve për me majt shpjegime se si duhet të veshen gratë e ku e kanë gratë vendin, me këta hoxhallarë duhet një luftë frontale, e pamëshirshme ndaj secilit që guxon me fol për këto…”, ka thënë njeriu që sot është te një parti, gjithsesi pa asnjë shans për të ardhur në pushtet në Kosovë, ajo Socialdemokrate e Shpend Ahmetit.
Molliqaj, përndryshe një anarkist në stil politik, është vetëshpallur ateist.
/tesheshi.com/