2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Përfaqësuesi Special i OKB-së: Do të këmbëngulim për armëpushim mbarëkombëtar në Siri

Më të lexuarat

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir O. Pedersen tha se OKB-ja do të këmbëngul për një armëpushim mbarëkombëtar në Siri

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir O. Pedersen tha se OKB-ja do të këmbëngul për një armëpushim mbarëkombëtar në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pedersen pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm të regjimit në Damask dha deklarata për gazetarët.

Lidhur me situatën ekonomike të Sirisë, ai tha se “Është tejet e vështirë, sepse rreth 15 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare”.

“Ka një armëpushim që nga marsi i vitit 2020, kemi vija të frontit që nuk janë zhvendosur, por ende shumë civilë po vriten, kështu që kjo është ende një sfidë. Do të vazhdojmë të punojmë për të shikuar vallë ka mundësi për një armëpushim mbarëkombëtar”, tha Pedersen.

Sipas tij, procesi politik nuk ka siguruar paqe për popullin sirian, duke shtuar se OKB-ja do të vazhdojë të punojë për nevojat humanitare të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në zonat nën dhe jashtë kontrollit të regjimit të Asadit.

Pedersen theksoi se rezoluta 2254 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së “nuk funksionon”. “Lajm i mirë është se të gjitha palët ende thonë se janë të përkushtuara ndaj kësaj rezolute”, tha përfaqësuesi special.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit