1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Opsioni “Ndrysho” në WhatsApp mbërrin në fazën e testimit

Më të lexuarat

Që në momentin kur Twitter shtoi opsionin “ndrysho”, kërkesat për të pasur një buton të tillë në WhatsApp janë rritur. Platforma e shkëmbimit të mesazheve ka disa kohë që punon mbi të dhe sipas “WABetaInfo”, janë bërë të ditura ndryshimet që do të sjellë ky opsion i ri.

Mesazhet e ndryshuara do të kenë një etiketë

Kur editoni një mesazh, ai do të shfaqet me etiketën “ndryshuar”. Kjo e fundit do të qëndrojë përkrah orës së dërgimit të mesazhit.

15 minuta afat

Nga momenti i dërgimit të mesazhit do të keni 15 minuta afat për ta ndryshuar, e ngjashme kjo me iMessage. Në Twitter koha në dispozicion është 30 minuta.

Aparati i marrësit duhet të jetë i ndezur

Opsioni “Ndrysho” në WhatsApp do të ketë ngjashmëri me atë të “Delete for everyone” (fshij për të gjithë). Platforma nuk do të përditësojë statusin e mesazhit nëse marrësi nuk e ndez celularin brenda një kohe të caktuar. Nuk dihet ende nëse WhatsApp po bën diçka  për të zgjidhur çështjen e njoftimeve.

Ndryshime të tjera

Butoni i ri është ende në fazën e përpunimit dhe testimit. Meta ende nuk ka bërë të ditur se kur do të jetë i disponueshëm. Gjithsesi, duke qenë se iMessage dhe Twitter janë disa hapa përpara, nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë shumë shpejt./businessmag

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit