Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten më 13.10.2022, vizitoi Parlamentin e RMV me rastin e të Kryetares së Këshillit të Federatës së Zvicrës Znj. Irene Kolin.
Me ftesë oficiale nga Kryetari i Parlamentit, z. Talat Xhaferi, Kryetari i i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes dhe në përcjelljen e ekspozesë së Znj. Irene Kolin në Parlament, e cila pati rastin që tu drejtohet të pranishmëve, ku informoi për zhvillimet e reja të kohës, sfidat me të cilat ballafaqohet Bota dhe përpjekjet për tejkalimin e tyre. Ajo njëherit foli edhe për përparimin e RMV në rrugën e bisedimeve për hyrjen në EU.