9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Rama: Turqia, garanci e stabilitetit të Europës

Më të lexuarat

Përgjigja ndaj eurodeputetes greke në Asamblenë e Përgjithshme të KE

Në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, aty ku kryeministri Edi Rama foli në mbrojtje të UÇK-së nga akuzat e Dick Marty-t, potencoi gjithashtu rëndësinë e Turqisë për Europën.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një eurodeputeteje greke në lidhje me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, Rama tha se Turqia, njësoj si Greqia apo Italia, janë partnerë strategjikë të Shqipërisë dhe ai nuk mund të zgjedhë mes tyre. Por ai solli në kujtesë kontributin e Ankarasë zyrtare në krizën e refugjatëve të vitit 2015.

“Turqia ashtu si Greqia dhe Italia janë njësoj dhe në politikën e jashtme përcaktohen si partnerë strategjikë.

Greqia ka probleme me Turqinë dhe shpresoj që t’i zgjidhni. Por kur bëhet fjalë për ne nuk zgjedhim mes partnerëve. Kemi mësuar se fqinjët janë aty për të qëndruar përgjithmonë dhe gjyshja më thoshte se ‘fqinji i lumtur është shtëpi e lumtur’.

Ne nuk kemi frikë për gjëra të këqia nga Turqia. Ajo është shumë e rëndësishme për stabilitetin e Europës. Pa Turqinë kriza e emigrantëve do të ishte kthyer në apokaliptike.

Kam nderin të njoh e ta konsideroj veten si mik të Erdoganit dhe Mitsotakisit”, tha Rama, duke theksuar se beson se ata do e zgjidhin me dialog, si dy burra shteti, krizën mes tyre. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit