1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dhjetë vjet burgim për vrasje në një kafene në Pejë

Më të lexuarat

Një panel gjyqësor i Gjykatës së Qarkut të Pejës, të hënën, ka shqiptuar një aktgjykim dënues prej 10 vjetësh burgim kundër Armand Belegut, për vrasjen e të riut Nol Loma, në korrik të vitit 2011. Në vendim paneli kishte rikualifikuar veprën penale si “vrasje në gjendje të afektit mendor”, dhe është dënuar maksimalisht.

Kryetari i kolegjit, Sali Berisha, ka lexuar para audiencës vendimin me të cilin shpalli fajtor Armand Belegun, nga Peja. Sipas tij, vendimi bazohet në provat e bindshme të dëshmitarëve dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri. Ai e arsyetoi edhe rikualifikimin e veprës penale gjatë marrjes së vendimit, pavarësisht prej prokurorit publik.

Gjykata kishte marrë parasysh edhe një ekspertizë mjekoligjore, sipas së cilës kryesi i vrasjes vuan nga çrregullime dhe varësi nga narkotikët që e bëjnë të padenjë të kuptojë veprimet e veta, herë pas here.

“Pacienti është abuzues i substancave narkotike në fazën abstenciale”, thuhet në ekspertizën e nënshkruar nga dr. Nysret Pepaj.

“Gjatë vendosjes e kemi vërejtur se i pandehuri veprën e ka kryer në gjendje të afektit mendor, është sulmuar fizikisht dhe fyer”, ka deklaruar gjyqtari Berisha.

Prokuroria e Qarkut dhe prokurori i çështjes, Ali Uka, e kishte akuzuar të pandehurin për veprën penale të vrasjes. Sipas aktakuzës, çdo gjë kishte filluar pas një konflikti verbal në tarracën e lokalit “Caffé Caffe”, në mes të të ndjerit Nol Loma dhe të pandehurit Armand Belegu.

Konflikti kishte rezultuar me rrahje, derisa në një moment i pandehuri e kishte nxjerrë një thikë dhe e kishte goditur disa herë në gjoks të riun. Ai më pas dërgohet në Spitalin e qytetit në Pejë e më pas në QKUK, ku edhe vdes.

Prokuroria kishte ofruar prova e dëshmitarë, ndërsa nga Gjykata kishte kërkuar që të shpallte dënim maksimal ndaj kryesit.

Prokurori Ali Uka paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin e Gjykatës për rikualifikim të veprës penale./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit