Për muajin tetor, Mueller tha se treguesit kryesor të institutit sinjalizojnë për një të tretën më shumë falimentime, derisa në muajin nëntor mund të tejkalohet edhe niveli prej 40 për qind
Instituti i Kërkimeve Ekonomike i Gjermanisë (IWH) ka bërë të ditur se incidentet e pretendimeve të falimentimit, të paraqitura nga kompani dhe partneritete në Gjermani, në baza vjetore janë rritur me 34 për qind në muajin shtator, respektivisht duke arritur në 762 dhe duke tejkaluar parashikimet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një muaj më parë, instituti IËH ka parashikuar një rritje prej 25 për qind për muajin shtator.
Shefi i Departamentit për ndryshime strukturore dhe produktivitet në institutin IWH, Steffen Mueller, tha se në muajt e ardhshëm do të ketë rritje të dukshme të falimentimeve.
Për muajin tetor, Mueller tha se treguesit kryesor të institutit sinjalizojnë për një të tretën më shumë falimentime, derisa në muajin nëntor mund të tejkalohet edhe niveli prej 40 për qind.
Mueller theksoi se përveç “përkeqësimit serioz të situatës ekonomike”, falimentimet u shkaktuan nga një rritje e fortë e çmimeve të faktorëve të rëndësishëm të prodhimit.
Derisa rritja e normave të interesit të Bankës Qendrore Evropiane rriti kostot e financimit për kompanitë, rritja e pagës mesatare në orë nga 10,45 euro në 12 euro që nga muaji tetor, shtoi kosto të reja në buxhetet e kompanive.
Rritjet e çmimeve të energjisë në lidhje me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë gjithashtu kanë ndikuar negativisht në kosto.