9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ukrainë: shpërthim i rëndë në urën strategjike ruse

Më të lexuarat

Pamje: simboli i pushtimit, në flakë

Një shpërthim i madh ka ndodhur në urën mbi ngushticën e Kerçit, raportojnë mediat ukrainase, sipas Reuters.

Ura konsiderohet e një rëndësie strategjike, pasi është një rrugë e rëndësishme furnizimi logjistik për forcat ruse në Krime dhe për territoret ukrainase të pushtuara nga rusët, ndërsa në të njëjtën kohë është shfaqur si një simbol i pushtimit rus.

Vladimir Putin e inauguroi personalisht urën, katër vjet pas aneksimit të gadishullit ukrainas nga Rusia. Projekti kushtoi miliarda.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, një zjarr shpërtheu në një rezervuar karburanti në urën në gadishullin e Krimesë.

Videot nga zona tregojnë një tren që digjet dhe pjesë të rrugës që janë shembur. Të paktën dy vagona hekurudhore të një treni janë përfshirë nga flakët, ndërsa ka tym të fortë të zi.

Njerëzit në zonë thonë se shpërthimi, i cili u dëgjua disa kilometra larg, ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës, ndërsa një tren po kalonte urën. Disa imazhe të tjera tregojnë një zjarr të dytë.

Trafiku është ndërprerë në urën rrugore dhe hekurudhore, e cila u hap në vitin 2018 dhe është projektuar për të lidhur gadishullin e Krimesë me rrjetin e transportit të Federatës Ruse.

“Një rezervuar karburanti mori flakë në një nga sektorët e urës së Krimesë”, tha agjencia e lajmeve, pa specifikuar se çfarë e shkaktoi atë.

 “Harqet për kalimin e anijeve nuk janë dëmtuar”, raporton RIA. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit