9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Murad Hofmann: Udhëtimi im për në Meke

Më të lexuarat

Nga: Murad Hoffman

Murad Hofmann: Udhëtimi im për në Meke

U ndalëm shkurtimisht në Meke me qëllim që të bënim tavafin rreth Qabes edhe për një herë tjetër, porse kësaj here nën diellin përvëlues. Ashtu sikurse shumë pelegrinë të tjerë, u përpoqa të mbroja veten me një çadër, por kjo doli se ishte krejtësisht e pamundur pasi mund të rrezikoje ti nxirrje syrin dikujt apo të humbisje edhe tëndin.
Në oborrin e xhamisë së madhe, në nivelin e Qabes, çdo gjë u bë si një rrjet i mbyllur, kështu që u arratisa për tek kati i parë i galerisë së hijezuar. Në këmbim të kësaj unë duhej ta kryeja rrotullimin me një rreze më të gjerë. Të sillesh rreth Qabes 7 herë, do të thoshte të mbuloje një distancë prej 3.5 miljesh dhe kjo në një nxehtësi  prej 110 gradë Farad. Nëse largësia e tij është e duhura, çdo gjë bëhet e lehtë për një pelegrin. Dikush që po ecte nga ana ime e përshkoi të gjithë distancën edhe me djalin e tij të vogël që e kishte mbi supe!
Pamja nga kati i parë ishte absolutisht hipnotizuese dhe me një fuqi të mrekullueshme estetike. Qabja shfaqej si një qendër e palëvizshme e një disku gjigand në një revolucion të ngadaltë dhe të heshtur kundra sensit të akrepave të orës.
Skena ndryshonte vetëm në kohët e namazit. Në këtë moment, Qabja kthehet në qendrën e rrathëve të përbërë nga 40 000 apo më shumë trupa të bardhë të ndritshëm që kërkojnë , dëshirojnë dhe veprojnë të njëjtën gjë, duke simbolizuar kështu nënshtrimin absolut  në shkallë botërore. Strukturat  shumë katëshe rrethonin oborrin e brendshëm të xhamisë, me Qaben në pikën e vdekur.
Çdo gjë është e dominuar nga mermeri i kushtueshëm, ndonjëherë i gjelbër. Shtatë minaret gjigande në stilin Indo-Islam janë elementët lidhës që e mbajnë Qaben në vendndodhjen e saj si një perlë të çmuar. Unë duhej të  shqyeja tutje veten- ose përndryshe do të humbisja edhe autobusin. Pas 45 minutash në autobus më në fund mbërritëm në luginën e Minasë, e cila është pak më shumë se 3 milje nga Meka. Minaja do të ishte pika jonë e kapërcimit për në  Ditën e Arafatit. Kështu që le të mësojmë se ç’është mbi të gjitha Dita e Arafatit?
Haxhi është Arafat dhe Arafati është Haxh, thoshte Profeti. Gjenden vetëm disa rrugë paralele që lidhin Minanë apo Meken me Arafatin, dhe më shumë se 2 milion pelegrinë transportohen përgjatë një largësie prej rreth 6 deri në 10 milje në një numër autobusësh, prej më shumë se 50.000. Ato shkaktojnë si dhe vuajnë një tmerr të vërtetë, të një trafiku të pazakontë kaotik që lehtësisht mund të kualifikohet për Librin e Rekordeve Guines. Teksa mbërritëm më në fund në qytetin me tenda të ngritur përreth Malit të Arafat, ajri ishte përcëllues me një nxehtësi-120 gradë Frad në hije, dhe që e bënte atë në mënyrë të konsiderueshme më shumë se 130 grad Farad në diell, ku s’kishte as një fllad ere në ajër. Është zakon për të qëndruar në Arafat derisa sapo të lind dielli, vetëm për të nxituar më pas drejt një shtrirje prej 4,5 miljesh në Muzdelifeh.
Tenda fqinje i përkiste askujt tjetër veçse Shejhut Mahfud Nahnah nga Algjeria. Ajo u bë një ditë e gjatë dhe e mrekullueshme e reflektimit, soditjes, lutjeve dhe bisedave të paçmueshme. Kurrë ndonjëherë qysh prej ditëve të mija të rinisë, gjatë praktikave për tërheqje nga jezuizmi, nuk e  kisha përjetuar  këtë siguri të brendshme të një fokusi të qartë shpirtëror tek Zoti.
 
Dita më e mirë e vitit
Dita e Arafatit nuk është asgjë përveç se një dialog me Atë. I tillë është mishërimi i vajtimit tonë të vazhdueshëm: Këtu ne qëndrojmë përpara teje, o Zoti ynë!- Lebejke Allahume Lebejk! Prandaj, kjo është kuptimi i “pritjes” (vukuf) para Zotit në rrafshin e Arafatit. Miliona njerëz, të mbështjellë si me qefinin e vdekjes, lënë pas çdo gjë për  këtë ditë, ekzistojnë vetëm për Zotin, përqafojnë vdekshmërinë e tyre, dhe shkojnë duke u lutur me një shkallë të entuziazmit dhe besimit të pa arritur kurrë më parë, dhe akoma më vështirë pas.
Zakoni për të qëndruar në Arafat është vetëm pak pas lindjes së diellit, vetëm për të vijuar rendjen në një ngushticë drejt 4,5 miljesh drejt Muzdelifes. Aty kishte një nxitim dhe një konfuzion, saqë unë dhe profesori kishim humbur autobusin tonë. Duke endur përreth mes qindra autobusëve, ne po shihnim për vende  të lira.
Papritmas, vura re dikë që më përshëndeti mua për t’iu afruar. Ai ishte një mik i imi, Muhamed Azmani, ministri maroken i Industrisë dhe i Tregtisë. Të rendja drejt tij, në një turmë prej 2 milion njerëzish! Kjo ishte mënyra se si, në kohën e krizës, unë u bëra një anëtar i përkohshëm dhe jozyrtar i një delegacioni haxhilerësh maroken. Fillimisht ky nxitim i jashtëzakonshëm, dhe tashmë ne e gjetëm veten tonë të ulur në autobusin e bllokuar në një total prej 3 orësh, të mbytur në djersë, përpara se të ishim në gjendje që të zvarriteshim përpara për mbi të gjitha duke përshkruar një distancë prej vetëm 3 metrash.
Qëllimi ishte për të simbolizuar tërheqjen përfundimtare të së keqes brenda veteve tona, gjithashtu si edhe në botën rreth nesh.
Si zakonisht, të gjithë pelegrinët duhet të përpiqen që të mbërrijnë në të njëjtin vend në të njëjtën kohë. Policia e trafikut u përpoq që të ndërhynte, porse vetëm ia doli që ta përkeqësonte kaosin. Disa pelegrinë po përpiqeshin që ta merrnin rrugën drejt e në këmbë, përgjatë maleve të errëta vullkanike me format e tyre që kontraktonin nga shkëmbinjtë e errët si të humbur e deri tek fantazmat e vetmuara në të bardhë.  Të mbërthyer nga ndalesa dhe trafiku, ne nuk e arritëm Muzdelifen i  cili ishte afër por edhe larg, duke qëndruar deri në orën 11 të mbrëmjes.
Të udhëhequr nga një imam nga Rabati, po i falnim së bashku namazet e mbrëmjes dhe të natës dhe gjunjët tonë të lënduar po pushonin  vetëm mbi ato copëza të vogla por të mprehta të zhavorrit, nga madhësia sa një bizele e së cilave,  ne morëm 49 guralecë në mënyrë që të ishim të furnizuar në mënyrë të përshtatshme për ritin e hedhjes së gurëve (rexhm) që pritej të ndodhte në ditët në vijim. Rreth orës 2 të mëngjesit autobusi ynë u rikthye në Mina dhe ndaloi afër njërës prej tre shtyllave që duhet të goditeshin me gurë.
Qëllimi ishte që të simbolizonte refuzimin përfundimtar të shejtanit në vetet tona dhe gjithashtu në botën rreth nesh. Çava rrugën time në një afërsi të mjaftueshme që të godisja shtyllën me guralecët e mi, por në të njëjtën kohë mbajta një distancë të sigurt për të shmangur mbërthimin nga breshëria e plumbave që vinin nga pas. Një grup djemsh të armatosur me gërshërë na prisnin në fillim të autobuzit. A nuk ju thashë kështu?
Ndërsa ne nuk zgjodhëm për rruajtjen e kokave tona, ato së paku donin të prenin një tufë flokësh për shumën e 3 rijalëve, ashtu sikurse përfundimisht ndodhi. Pas kësaj, duke përmbushur të gjitha detyrimet tona të haxhit, ne e kishim lënë statusin e ihramit dhe me këtë rast hoqëm veshjen e pelegrinazhit tonë. Në vend të kësaj, e gjetëm veten në një gjendje të gëzuar kështu që u përfshimë së bashku në një ekstazë devotshmërie. Në këtë mënyrë,  para agimit vendosëm që të nxitonim për në Meke.
Tashmë edhe një herë tjetër ne duhet të ecnim përreth Qabes, kësaj here në mbulesën e natës (tavaf al ifadah). Megjithatë, të paktën 200 000 pelegrinë të tjerë dukeshin se kishin patur të njëjtën ide të shkëlqyer dhe rezerva të pashtershme energjie.  Kështu që shtyrjet dhe goditjet ishin edhe më të këqija se rradhën e kaluar. Për  pasojë, 7 tavafet ndaj ‘Shtëpisë’  të ndjekura me vrapimin dhe ecjen mbrapa dhe pas mes Safasë dhe Mervasë, gjithashtu për 7 herë të tjera, së bashku më morën një total prej 2 orësh rraskapitëse.
Ishte ora 4:30 e mëngjesit e Ditës së Kurbanit,e  dita e 10-të e muajit tonë të pelegrinazhit, dhe ne duhet të grumbullonim tërë fuqinë dhe përmbajtjen tonë në mëyrë që tu bashkoheshim edhe 800 000 besimtarëve të tjerë për faljen pothuajse në ekstazë, të Sabahut në xhaminë e madhe të Mekes.
Cilësia e zërave të tyre, së bashku me përsosmërinë e recitimit i dallonin muezinët dhe imamët e Haram el Meka ashtu si një “ajkë kulture”. Brohoritja e tyre krijonte një yshtje madhështorë të një cilësie artistike sublime. Në fakt, recitimi i tyre i Kuranit arrinte nivelet e meditimit akustik. Menjëherë pas orës 6 të mëngjesit, më në fund ishim kthyer në shtëpinë tonë mikpritëse në Mina.
I përmalluar për Meken
Pas qëndrimit zgjuar për 26 orë, u ndjemë emocionalisht dhe fizikisht të drenazhuar. Shokët e mi plegrinë dhe unë përqafuam njëri-tjetrin, duke thirrur “Haxh Mubarak! Haxh Makbul!” ( Inshallah një haxh i bekuar dhe i pranuar). Shejh Nahnah ishte i ngashëryer dhe i kënaqur me statusin tim të ri. Në ditën e  tretë dhe të fundit, shkova menjëherë pas faljes së sabahut dhe me gjithë veten time, që të kryeja detyrën time në lidhje me ritualin e hedhjes së gurëve, për veten time ashtu si edhe për fqinjin tim. Nëpër rrugë, pelegrinët e parë sapo kishin filluar të ngriheshin nga shtretërit e tyre të improvizuar. Edhe disa tregtarë ishin tashmë të zgjuar dhe të gatshëm.
Kombinimi i Haxhit me tregti ka qenë gjithmonë e lejueshme.  Shumë pelegrinë po e fitonin kthimin pas nëpër shtëpitë e tyre duke shitur gjithçka që ato sollën nga vendet tyre amtare: xhingla fildishi, bizhuteri argjendi,apo manifakturë. Një fermer nga Anadolli kaloi para shtegut tim dhe më pyeti rastësisht: ‘Seytan nerede?” (Ku është shejtani?) pasi ai priste se çdokush e dinte këtë dhe fliste turqisht mjaftueshëm.
Me një fytyrë si të vdekur i dhashë udhëzimet e duhura- në turqisht- për të në mënyrë që  të gjente shtyllën e planifikuar për goditjen me gurë atë ditë. Asnjëherë më parë nuk kisha qenë i aftë që ta gjeja shejtanin me një shkallë të tillë saktësie. Ditën tjetër ne u rikthyem për në Xhideh  me anë të Mekes ku ne kryem tavafin e lamtumirës (tavah al uada). Qysh kur ne mbërritëm për faljen e pasdites, xhamia po shpërthente nga tejmbushja.
Unë vendosa që të ulesha në galeri për mjaft kohë, i zhytur me padurim në pamjen e kësaj xhamie tepër të bukur në mënyrë që kështu ajo të qëndronte me mua për një kohë të gjatë. U ndjeva i përmalluar për Meken edhe pse pak më parë e kisha lënë atë.
 
 
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit