-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kujtimi i 5 tetorit 2000 në Serbi: dita kur ra “xhelati ballkanik”

Më të lexuarat

Pamje: përmbysja e Millosheviçit me protesta dhe pasuesit e tij gjenden sot në pushtet

22 vjet më parë, sundimi i presidentit të Serbisë dhe Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë përfundoi me demonstrata masive në Beograd.

Më 5 tetor 2000, protestat e mëdha i dhanë fund sundimit të presidentit të Serbisë dhe RFJ-së, Sllobodan Millosheviç, ndaj dhe kjo ditë konsiderohet si një pikë kthese në historinë e re të Serbisë, dhe për një kohë të gjatë ishte një “festë (jozyrtare) e demokracisë”.

Protestat shpërthyen pasi Millosheviç refuzoi të njohë rezultatet e zgjedhjeve për president të Republikës Federale të Jugosllavisë së atëhershme.

Në zgjedhjet e 24 shtatorit 2000, Millosheviçi humbi nga kandidati i DOS-it dhe lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica.

Protestuesit arritën para Asamblesë Federale të atëhershme, sot para Dhomës së Asamblesë Kombëtare, nga e gjithë Serbia në kolona dhjetëra kilometra të gjatë me vetura, autobusë dhe kamionë, duke depërtuar nëpër postblloqe policore me buldozerë.

Në mëngjes policia përdori gaz lotsjellës për të mos lejuar hyrjen e tyre në Kuvend, por pa rezultat.

Në orët e mbrëmjes të 5 tetorit, presidenti i ri i RF të Jugosllavisë, Vojisllav Koshtunica, iu drejtua qytetarëve nga tarraca e Kuvendit të Beogradit, ndërsa të nesërmen, më 6 tetor, Millosheviçi pranoi humbjen e tij zgjedhore dhe e uroi Koshtunicën.

Gjatë protestave pati dhe dy vdekje dhe 65 të plagosur.

Por pas 22 vitesh, pjesëmarrësit e atëhershëm në qeverinë e Sllobodan Millosheviçit përsëri kanë zënë pozitat më të rëndësishme në vend.

Në atë kohë ministër i Informimit ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Koshtunica, i cili si kandidat i DOS-it, u zgjodh president i RF të Jugosllavisë, u tërhoq nga politika, ndërsa kryeministri Zoran Gjingjiç u vra më 12 mars 2003, para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.

Millosheviçi vdiq në vitin 2006 në paraburgimin e Tribunalit të Hagës, ku u gjykua për krime lufte. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit