2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Stoltenberg: NATO e shqetësuar për rrjedhjet në tubacionet e gazit rus

Më të lexuarat

Stoltenberg pohoi se është “jashtëzakonisht e rëndësishme që të merren të gjitha faktet në tryezë” dhe se për këtë arsye NATO monitoron zhvillimet nga afër

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se aleanca po ndjek me “shqetësim të madh” raportet nga Deti Baltik për rrjedhjet në tubacionet e gazit rus ‘Rrjedha Veriore’, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg pohoi se është “jashtëzakonisht e rëndësishme që të merren të gjitha faktet në tryezë” dhe se për këtë arsye NATO monitoron zhvillimet nga afër.

Komentet e shefit të NATO-s vijnë pasi autoritetet suedeze dhe daneze konfirmuan se gazi kishte rrjedhur nga tubacionet nën Detin Baltik.

Në adresimin e tij para ligjvënësve të Bashkimit Evropian (BE), Stoltenberg gjithashtu theksoi se “referendumet e rrme” të organizuara në katër rajonet e Ukrainës, të ndërthurura me mobilizimin dhe retorikën bërthamore, janë një “përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit” që vetëm do të çojë në më shumë vdekje dhe më shumë vuajtje.

Ai tha se “përdorimi i çdo arme bërthamore është absolutisht e papranueshme”.

“Rusia duhet ta dijë se lufta bërthamore nuk mund të fitohet, nuk duhet kurrë të luftohet”, tha Stoltenberg, duke shtuar se nuk është shumë e mundshme që Moska të pozicionojë arsenalin e saj bërthamor.

Duke përsëritur mbështetjen e NATO-s për Ukrainën përballë “luftës brutale të agresionit” të Rusisë, Stoltenberg theksoi se NATO duhet të vazhdojë të reagojë.

Përndryshe, shtoi ai, “ne në fakt po rrezikojmë jo vetëm sigurinë e Ukrainës, por edhe sigurinë tonë”, sepse sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin ose liderë të tjerë mund të konkludojnë se “ata marrin atë që duan duke përdorur forcën ushtarake dhe duke shkelur ligjin ndërkombëtar”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit