1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Turqia “godet” Rusinë: S’i njohim referendumet në Ukrainë!

Më të lexuarat

Ankaraja, me të njëjtin qëndrim si në rastin e Krimesë

Krahas Turqisë, kundër referendumeve është shprehur edhe një vend tjetër afër Rusisë, Kina, ndërsa në tërësi i ka dënuar edhe bota perëndimore.

Turqia nuk do i njohu rezultatet e “referendumit” në Krime në vitin 2014 dhe ka të njëjtin qëndrim të qartë në lidhje me referendumet e rreme që Rusia po zhvillon në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës.

Kështu ka thënë për CNN Türk përfaqësuesi i presidentit të Turqisë, Ibrahim Kalin.

“Nuk i konsiderojmë të sakta përpjekjet për një referendum të njëanshëm. Më parë, ne nuk e njohnëm referendumin e Krimesë 2014 dhe rezultatin e tij, pozicioni ynë për referendume të tilla është i qartë: ne e njohim integritetin territorial të popullit ukrainas dhe Ukrainës dhe deklarojmë se qëndrojmë pranë Ukrainës”, tha Kalin.

Ai gjithashtu theksoi se Turqia po bën përpjekje të sinqerta për t’i dhënë fund luftës.

Vihet re se përveç Turqisë, kundër referendumeve është shprehur edhe një tjetër shtet fqinj mik i Rusisë, Kina, ndërsa për veprimet e tyre i ka dënuar edhe bota perëndimore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit