Partia e kryeministrit Thaçi, PDK, ka filluar t’i “ndezë motorët” për t’iu nënshtruar në shtator procesit të zgjedhjeve të brendshme, që pritet të përmbyllet para 28 nëntorit.
Ai pritet të ketë përballë edhe kundër kandidat.
Por, jo vetëm kaq, zgjedhjet e brendshme partiake në PDK pritet të sjellin ndryshime të mëdha, që do të rezultojnë me një strukturë të rë të zgjedhur me mandat katërvjeçar, shkruan “Zëri”.
Ndonëse kryeministri Hashim Thaçi, i cili udhëheq PDK-në që nga themelimi i saj, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për kryetar të partisë, duke e lënë të hapur mundësinë që lideri i ardhshëm i PDK-së të jetë një emër tjetër.
Megjithatë, procesi i zgjedhjeve në PDK pritet të sjellë befasi të mëdha, për faktin se është paralajmëruar mundësia e inkuadrimit të ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli./Indeksonline/kohaislame