3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Situata më e pabesueshme që ka kaluar ndonjëherë në jetë

Më të lexuarat

Dr. Mustafa Mahmud një herë tregoi për situatën më të pabesueshme që ka kaluar në jetën e tij. Ai tha: “Ishte në vitin 1969. Më dhimbte tmerrësisht shpina, aq sa bërtisja nga dhimbja. Menjëherë shkova te mjeku i cili më tha: ‘Ke një gur të madh në veshka.’

Në atë kohë, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të bëhej një operacion për të hapur veshkën dhe për të hequr gurin prej saj. Megjithatë, nuk munda ta bëja operacionin, sepse trupi im nuk mund ta përballonte rrezikun e operacionit.

Shkova në shtëpi duke u shtrënguar nga dhimbja. Piva një analgetik, por nuk kishte asnjë dobi. Isha shumë i frikësuar dhe i tmerruar, e ndjeva se ishte fundi im. Pastaj u ngrita, mora abdes, fala dy rekate dhe qava. Nëpër lot, lexova një lutje : ‘Allahu im, nuk mund ta duroj këtë operacion. Zoti im, më ndihmo dhe më shpëto!’

Isha plotësisht i rraskapitur dhe duke lexuar duanë ndjeva se çdo qelizë në trupin tim kërkonte ndihmë nga Allahu dhe lutej me bindje dhe siguri. Iu dorëzova plotësisht Allahut.

Gjysmë ore më vonë vrapova në tualet dhe urinova pothuajse një litër që dukej si farat e shtrydhura të susamit. Guri u shpërbë dhe u shndërrua në pluhur, dhe dukej qartë se guri ishte i madh pasi aq shumë ujë doli nga unë.

Pra, gjysmë ore pas namazit dhe duasë, Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes sime deri në atë masë saqë mbeta i habitur dhe i mahnitur. Pas kësaj piva një gotë ujë dhe çështja përfundoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Në atë moment m’u kujtuan fjalët e një mjeke franceze që u konvertua në Islam, kur ishim në një konferencë shkencore në Marok. Ajo tha: “Ju muslimanët keni një xhevahir, vlerën e të cilit nuk e dini.” E pyeta: “E çfarë është?” Ajo u përgjigj: “Duaja”.

Vërtet, Allahu nuk do ta braktisë robin e Tij që i drejtohet Atij me lot në sy, i cili pikëllimin dhe dhimbjen ia shpreh vetëm Atij dhe i cili me përulësi dhe pendim i lutet Allahut dhe i kërkon ndihmë.

Përgatiti: Abdusamed Nasuf Bushatliu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit