2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

“Bombë” nga goja e një ministri: ç’tjetër vend mund të dalë nga BE?

Më të lexuarat

Aludime në situatën e re plot tension pas agresionit rus në Ukrainë

Ministri për Çështjet Evropiane të Republikës Çeke, Mikulas Beck, komentoi sjelljen e vendeve evropiane për marrëdhëniet me Rusinë dhe iu referua veprimeve të Hungarisë, të cilat u vlerësuan si  “problematike”.

Në një intervistë për radion çeke Irozhlas, Beck iu referua njoftimit për vendosjen e çmimit të lartë të gazit të importuar nga Rusia.

“Politikanët nuk mund të bien dakord paraprakisht. Raundi kryesor i negociatave nuk ka nisur ende dhe vende të veçanta po përgatisin propozimet e tyre. Komisioni Evropian do të dalë me një zgjidhje dhe zyrtarët çekë kanë një qëndrim tjetër. Dhe ne nuk jemi vetëm në këtë”, tha Beck.

Ai shpjegoi se disa vende si Italia po dëgjojnë gjithashtu zëra që kërkojnë një marrëveshje me Rusinë dhe nënshkrimin e një armëpushimi, madje edhe me koston e humbjeve territoriale të Ukrainës.

“Këto opinione janë të bazuara në një këndvështrim ekonomik në favor të kompanive evropiane, por duhet pasur parasysh edhe interesat gjeopolitike. Jam i sigurt se shumica e aktorëve në proces janë të vetëdijshëm për dimensionin e sigurisë së krizës dhe se nuk do të shkojmë drejt përfundimit të një armëpushimi të keq në këmbim të lehtësimit ekonomik afatshkurtër”, tha ministri.

Ai gjithashtu pranoi se vende të ndryshme evropiane i perceptojnë ndryshe rreziqet, kërcënimet dhe problemet.

“Uniteti në BE nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë unitet i një zëri, por unitet i shumë zërave. Uniteti i shumë zërave që udhëheqin një dialog me njëri-tjetrin, ndonjëherë i ngadalshëm, por në fund ata gjithmonë gjejnë një marrëveshje të përbashkët për çështjet kyçe”, thekson Beck.

Në fund të bisedës ai iu referua sjelljes së Hungarisë brenda BE-së.

“Në Bashkimin Evropian negociatat shpesh janë të vështira dhe disa vende, përfshirë Hungarinë, mund të kontribuojnë në këtë. Hungaria ka bërë një rrugë të gjatë deri në buzë të një lloj humnere. Tani ajo duhet të vendosë nëse do të kthehet nga ai prag apo do të rrezikojë një kërcim, pasojat e të cilit as që dua t’i spekuloj. Teorikisht kjo mund të nënkuptojë edhe largimin nga Bashkimi Evropian”, përfundoi ministri çek.

Lidhur me perspektivat e daljes së plotë të Budapestit nga BE-ja, Beck tha se kjo teorikisht është e mundur.

Budapesti ka mbetur relativisht neutral që nga fillimi i operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë në fund të shkurtit dhe ka refuzuar të dërgojë armë në Kiev, ndryshe nga shumë nga fqinjët e saj. Orban foli gjithashtu në mënyrë kritike për sanksionet e BE-së kundër Rusisë, duke i quajtur ato të konceptuara keq dhe vetë-shkatërruese.

Gazeta hungareze Magyar Nemzet (“Kombi hungarez”), gazeta jozyrtare e qeverisë, shpesh vepron si një lloj terreni testimi. Në të nisen temat për të cilat kryeministri Viktor Orbán dhe anëtarët e qeverisë së tij duan të dinë gjendjen shpirtërore të publikut, por pa e ngritur drejtpërdrejt këtë çështje vetë.

Gazeta ka nisur së fundi një diskutim për një temë që deri tani ishte tabu edhe në qarqet qeveritare hungareze: Dalja e Hungarisë nga Bashkimi Evropian. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit