3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Laicitet seperatist

Më të lexuarat

Pak javë më parë, drejtuesit e shtetit dhe kasnecët e opinionit publik në Kosovë, ua kujtonin muslimanëve se shamia islame në shkolla prekte laicitetin e institucioneve të shtetit. Në këtë frymë, para pak ditësh u hoq nga puna një mesues pasi vendosi shaminë.

Sot, po ky shtet, po këta tellallë, festojnë me krenari javën e ‘Shenjtorës katolike Nënë Terezë’, edhe ajo grua me shami. Njoftimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i ngjan më shumë një teksti fetar (shenjt, amshim, etj), se sa një njotimi të bërë nga një shtet laik, siç mëton të jetë në raport me muslimanët.

Drejtuesit e shtetit të Kosovës (si ata më herët, si këta tani) vazhdojnë ta shkelin laicitetin e Kosovës kur bëhet fjalë për katolikët. Sekularizmi selektiv nuk është më sekularizëm, por separatizëm shtetëror në emër të laicizmit, ku disa i trajton si të nënës, e disa si të njerkës.

Interpretimet anti-islame të laicizmit në Kosovë janë të qarta si drita e diellit. Por pyetja është se, ku do të na çojë ky separatizëm shtetëror si shoqëri? Çfarë dëmi do t’i shkaktojë marrëdhënieve ndërmjet qytetarëe të besimeve të ndryshme, të cilët nuk ndihen të barabartë në raport me shtetin e tyre? Çfarë dëmesh do t’i shkaktojnë shoqërisë në terma afatgjatë këto politika diskriminuese identitare?


Ernest Neza

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit