-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Porosia e mikut të vjetër!!!

Më të lexuarat

ÇFARË PO LENË PËR VETE?!

Një biznesmen i suksesshëm u vizitua nga një mik i tij i vjetër pas shumë vitesh.
Ai e priti në mënyrën më të mirë dhe më pas e çoi nëpër pronat e tij për t’i treguar se sa i suksesshëm kishte qenë në jetë.

Pasi ja tregoi pronat, mikpritësi i tha mikut të tij: “Çfarë mendon për suksesin tim?”

Shoku i tha:
“Nuk shoh asnjë sukses këtu!”

Mikpritësi u habit dhe e pyeti:
“Si nuk sheh asnjë sukses!?”

Shoku i tha:
“Ti vëlla, më ke treguar vetëm atë që do të trashëgohet nga pasardhësit e tu! Ti nuk ke bërë asgjë për veten tënde.
Ti nuk do të përfiton nga kjo asgjë!
Allahu të ka dhënë pasuri të madhe, e ti nuk ke ndërtuar asnjë xhami dhe nuk dhuruar asnjë vakuf për jetën tënde të përhershme! Çfarë suksesi don të më tregon!?
Pasha Allahun, ajo që ke arritur as që ia vlenë të përmendet!”

Këto fjalë të mikut, mikpritësin e goditën si rrufe.
Pasi u ndanë, ai urdhëroi që nga prona e tij të ndërtohet një qendër islame, e cila do të përfshijë një xhami, një shtëpi për imamin, një shtëpi për myezinin dhe një gasulhan për larje të xhenazeve!

Dy muaj pas hapjes së qendrës islame, ky njeri i mirë vdiq!

Mësim:
– Nëse ju vetë nuk jeni gati të bëni ndonjë të mirë për veten dhe botën tuaj të ardhshme, mos prisni që trashëgimtarët tuaj ta bëjnë atë për ju!

– Për shokë, zgjidhni ata që janë të mirë, që do të jenë të sinqertë me ju dhe do t’ju vizitojnë dhe mësojnë vetëm për të mirë.

Përgaditi: Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit