ÇKA ËSHTË DEVOTSHMËRIA?

Më të lexuarat

“Ky (Kur’ani) është Libër, për të cilin nuk ka dyshim. Udhërrëfyes për të devotshmit”.
Bakare, 2.

Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, një herë e pyeti Ubej ibn K’abin, radijallahu anhu se çfarë është devotshmëria?

Ubeji i tha: “A ke ecur ndonjëherë në një rrugë me gjemba?”

“Po,” u përgjigj Omeri.

“Si ke ecur?” e pyeti Ubej.

Umeri u përgjigj:
“Kam qenë shumë i kujdesshëm që të mos më thumbojnë gjembat.”

Ubeji i tha:
“Ky është shembulli i devotshmërisë.
(dmth. devotshmëria është të kesh kujdes se si jeton).”

Tefsir El-Kurtubi.

E ne a jemi kështu të kujdesshëm në përditshmërinë tonë?!
Allahu na bëftë të devotshëm!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit