1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Përdhunimi i dinjitetit njerëzor – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Përdhunimi, sidomos rasti i Kosovës, por edhe çdo rast tjetër, është tregues i shëmtuar i mosrespektit ndaj dinjitetit njerëzor, ndaj cilitdo qoftë, vajzë apo djalë. Përdhunuesit e tejkalojnë statusin e të qenit qenie humane, duke e ulur veten në një sjellje shtazarake të cilën as në botën e kafshëve nuk e has.

Sigurisht që fajtorët nuk janë produkt vetëm i mjedisit social-kulturor, por edhe i zgjedhjes së tyre personale, ndaj dhe duhen ndëshkuar për krimin e bërë.
Por a mund të fajësohet për këtë mjedisi i kulturës tradicionale shqiptare, që sado që të pranojmë se e diskriminon femrën apo gruan, kurrë nuk e ka përligjur një akt të tillë, ndërkohë që ndëshkimi për cenime nderi më pak se përdhunimi, kushtonte me jetë?!

Krimi i përdhunimit nuk është diçka që mund t’ia faturosh maskilizmit, patriarkalizmit apo tradicionalizmit të një shoqërie, pasi një krim të tillë e gjen në çdo kohë dhe shoqëri, sado e emancipuar të jetë ajo. Ky krim e ka origjinën tek mungesa e empatisë dhe dhuna ndaj dinjitetit njerëzor që edukohet më së shumti sot nga kultura e muzikës pop, kinematografia, pornografia, lojërat e dhunshme virtuale, reality show, koncertet publike, droga, sporti i dhunshëm dhe çdo gjë tjetër që nxit harbimin e rinisë në emër të vetëpërmbushjes, përmes arrogancës, cubllikut, drogës, seksit etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit