-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ekipi i OKB-së niset për në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë

Më të lexuarat

Një mision nga mbikëqyrësi për çështje bërthamore i OKB-së është rrugës për në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, tha kreu i organizatës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka thënë se ekipi pritej të mbërrinte në termocentral më vonë këtë javë.

“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, ka shkruar ai në Twitter.

Centrali bërthamor është pushtuar nga trupat pushtuese ruse që nga marsi.

Dhe luftimet rreth objektit në juglindje të Ukrainës kanë çuar në rritjen e shqetësimit global mbi sigurinë dhe sigurinë e vendit.

Ndërkohë Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit