4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Seria e Zezë” e Mercedes-AMG

Më të lexuarat

Gjatë muajit të kaluar janë shfaqur fotografitë dhe detajet në lidhje me modelin Mercedes-AMG C63 Coupe, i cili do të prezantohet në panairin e veturave në Frankfurt, ndërsa tani është publikuar edhe një fotografi jo zyrtare e versionit Black Series.

Mercedes-AMG C63 Coupe posedon motorin 4.0-litër V8 Twin-Turbo me kapacitet prej 476 kuajfuqi, si dhe me kapacitet prej 510 kuajfuqi, ky i fundit është versioni S, transmeton Koha.net, ndërsa versioni Black Series do të ketë motorin me më shumë kapacitet, do të jetë më i lehtë dhe do të posedojë amortizatorët e modifikuar.

Gjithashtu, në paketë hynë edhe “Aero Body Kit”, me mbrojtësit e modifikuar, spoilerin e përparmë, pragjet më të theksuara, hapësirat më të mëdha për ajër në kapakun e motorit, mbrojtësit e rrotave më të zgjeruar, çatinë e bërë nga fibra të karbonit dhe spoilerin e pasmë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit