2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kim Mehmeti: Nuk kam forcë ta postoj foton me fëmiun e mbytur Sirian

Më të lexuarat

Ka reaguar edhe publicisti i njohur nga Shkupi Kim Mehmeti rreth fotos rënqethese të fëmiut të mbytur Sirian (foto e cila bëri gjiro në mbarë botën) ja postimi i plot i Kim Mehmetit:

 

“Me mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kanë përfunduar në fund të Mesdheut, ku së bashku me ta, është duke u kalbur edhe humanizmi i një pjese të madhe të gjinisë së sotme njerëzore e ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët, që pyesin se ç’kërkojnë këta myslimanë në Evropën e tyre të civilizuar dhe humane!? Pra ku kalbet humanizmi i atyre që më parë anëtarësohen në organizatat për mbrojtjen e qenve, maceve…, se sa ta ndihmojnë një fëmije të lindur nga prind, që nuk i takojnë etnisë, fesë apo ngjyrës së tyre! Mediat e sotme kanë botuar foton rrëqethëse të një fëmije sirian – Engjëll – dyvjeçarë, që e ka nxjerrë uji të mbytur në një plazh të Bodrumit të Turqisë, mbase sepse edhe fundi i detit nuk ka pranuar të bëhet varr i atij trupi të pafajshëm! Ajo foto tregon fytyrën e kohës në të cilën jetojmë, por atë foto nuk kam aq forcë ta publikojë këtu! Në vend të saj, po ua përcjell një foto ku shihen njerëzit e trishtuar për fatin e delfinëve që janë duke i shpëtuar! U mundova, po nuk gjeta asnjë foto ku do i shihje evropianët e dalë në brigjet e Mesdheut, të gatshëm t’i shpëtojnë e t’i presin ata që i ka tradhtuar atdheu i tyre!” (Kim Mehmeti)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit