0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A do të ketë në Xhenet beqarë?

Më të lexuarat

Pyetja:

A do të ketë në Xhenet beqarë?

***

Përgjigjja:

Së pari të gjithë duhet të bëjmë lutje te Allahu që të na bëjë prej xhenetlinjve dhe të na jep vullnet që të bëjmë vepra të xhenetlinjve në këtë botë.

Normalisht, për ata që do të jenë në Xhenet, do të ketë shpërblime që mendja e njeriut as që mund t’i paramendojë. Muhamedi ﷺ ka thënë:”Në Xhenet janë ato gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as që mendja ka mundur t’i paramendojë”.

Prej këtyre begative të Xhenetit janë edhe Huritë e Xhenetit, gjegjësisht femrat e virgjëra e të bukura që Allahu i ka përgatitur për banorët e Xhenetit. Së këndejmi, ata që do të hyjnë në Xhenet, do të jenë të martuar me hyri Xheneti, pa marrë parasyshë në këtë botë a kanë qenë të martuar apo jo.

Domethënë në Xhenet nuk do të ketë banorë beqar. Këtë e ka theksuar edhe vetë i Dërguari i Allahut ﷺ në një hadith të transmetuar në të cilin qëndron:”Në Xhenet nuk do të ketë beqar”.

Allahu e di më së miri.

Bashkim Aliu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit