2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Botën nuk po e ç’thur shamia por perversiteti – Nga Don Pjetri

Më të lexuarat

O ju të krishterë që sot po flisni kundër shamisë në shkolla, mos se shumë shpejt do vijnë dhe për ju!

Njërës do i ndalojnë shaminë e tjetrës do i kërkojnë të heqin varsen me kryq e asaj që do mbajë flamurin me shumë ngjyra do e promovojnë!

Botën nuk po e shthur shamia po perversiteti!

E ndërkohë që përversiteti po sundon, do ju kërkohet që të zhvisheni nga cdo vlerë dhe të jeni objektet e dëshirave dhe fantazive deri sa e gjithë qënia jote të jetë e lirë për tu skllavëruar.

Hapni rrjetet sociale.
Shikoni….
Keni femra të zhveshura në kulmet e privatësisë gjinore me mijëra, ama ato dinjitozet sic mund të jenë femrat me shamia, i keni duke i dhënë jetë kësaj dynjaje.

Pse po paragjykoni atë që ruhet?!

Mendoni se një vajzë që vendos shami në moshën 16-vjeqare i janë dhunuar të drejtat, e ajo që nxihet në tatuazhe, del me breke, sillet si mashkull është në lirinë e saj?!!

Joo!

Thjesht përversiteti ul koston që të ketë më fuqi blerëse.

Shembullin më të fundit e keni nga Dubai,pse ikin vajzat nga Europa, nuk ka femra arabe që mund të bëjnë dicka të tillë për para?!
Ka, por janë numër shumë i vogël nga ajo cfarë mund të vijnë nga ”vajzat e lira që bëjnë cfarë të duan me jetën e tyre”.

Prandaj boll paragjykuat të drejtën dhe mbrojtët të shtrembërtën,jo se ashtu mendoj un por se ashtu e keni bërë ju.

Ndjesë ndaj cdo femre që sot mban një shami për këtë debat publik të hapur i cili mund ti bëjë ndoshta të ndjehen në faj për dicka që eshte e drejtë e tyre dhe aspak gabim.
Nënat me të mira dalin nga ju dhe jo nga ata “ të lirat që bëjnë cfarë të duan me jetën e tyre”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit