-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kush është i privuari nga lumturia?!

Më të lexuarat

I privuari nga lumturia:

I pafat është ai i cili ndjek epshin duke bërë: mëkate dhe punë të këqija, duke rënë në kënaqësitë e ndaluara të dunjasë, që janë të përziera me dëme e të cilat janë shkak i jo lumturisë në dunja e në ahiret. Allahu i Lartësuar ka thënë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit tim, do të ketë jetë të vështirë.”[Taha: 124] Pra në ngushtësi të madhe…

Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Çdo sherr, e keqe që ekziston në botë e që ka të bëjë me robin, shkaku i tij është: Kundërshtimi i të Dërguarit të Allahut ose injoranca në sunnetin e tij, kurse lumturia e njerëzimit në këtë dhe në botën tjetër është e lidhur ngushtë me ndjekjen e mesazhit të tij.”[Fetava shejhul islam, 19/93.]

Ikja nga fatkeqësia, dështimi për lumturinë është në pendim dhe kthim tek Allahu.

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dyert e sherrit (të keqes) mbyllen me pendim dhe me kërkim të faljes dhe istigfarit.”[Zadul mead, 4/202.] Andaj trokit në dyert e pendimit dhe mbylli dyert e mëkateve, që ta ndiesh kënaqësinë e lumturisë. Rehatia e zemrës është në largimin e mëkateve, nëse krejt këto ne i krahasojmë me zemrën janë si shembulli i helmit, i cili në qoftë se nuk të mbyt, të dobëson. Ndërsa ai i cili zhvendoset prej në poshtërsinë e mëkatit në krenarinë e respektimit ndaj Allahut, atë Allahu e pasuron pa mall dhe pasuri, e kënaq pa shok, kurse i pafat është ai i cili largohet nga rruga e Allahut dhe i bën mëkate Atij.

SHKËPUTUR NGA: “HAPAT DREJTË LUMTURISË”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit