-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tragjedi në Mal të Zi: 11 persona humbin jetën, gjashtë lëndohen

Më të lexuarat


Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie për tragjedinë e madhe që ndodhi sot në qytetin e Cetinjës

Në vendbanimin Medovina, në qytetin e Cetinjës në Mal të Zi Medovinës, kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa gjashtë janë lënduar, ka konfirmuar Shërbimi Publik nga Drejtoria e Policisë. Mes të plagosurve është edhe një pjesëtar i policisë. Siç ka mësuar Radio Televizioni i Malit të Zi, tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilës sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në atë konfrontim ka mbetur i vrarë.

Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy janë transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi. Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34-vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 16:00. Pjesa e qytetit ku ndodhën të shtënat është bllokuar, prania e policisë është shtuar dhe një numër i madh i qytetarëve të Cetinjës janë mbledhur.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, përmes një shkrimi në rrjetin social Telegram, ka thënë se në Mal të Zi ka ndodhur një tragjedi që nuk e mbahet mend.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, shkruan Abazoviç.

Mes tjerash ai ka njoftuar se Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie për tragjedinë e madhe që ndodhi sot në qytetin e Cetinjës

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit