Mbi 40 jetëhumbjë e 200 e ca plagosje për arsye politike
Revista britanike The Economist trajtoi çështjen e sulmit të Izraelit në Gaza, i cili përfundoi të dielën mbrëma me një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe lëvizjes së Xhihadit Islamik, e cila u arrit me përpjekjet egjiptiane.
Revista thekson se sulmi i fundit izraelit në Gaza ishte i planifikuar mirë dhe aspak befasues. Më 5 gusht, Izraeli nisi një seri sulmesh të shpejta me dronë në Rripin e Gazës, duke vrarë liderin e lëvizjes së Xhihadit Islamik.
Revista thekson se Izraeli nisi sulmin e fundit në Gaza për arsye politike. Kryeministri i ri izraelit Yair Lapid, i cili mori detyrën vetëm pesë javë më parë, po përballet me një luftë të ashpër për rizgjedhjen në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 1 nëntor.
Plani i rrezikshëm i Lapid-it
Ndryshe nga dy kundërshtarët e tjerë kryesorë, ish-kryeministri për një kohë të gjatë Benjamin Netanyahu dhe ministri aktual i Mbrojtjes Benny Gantz, Lapid nuk ka një histori ushtarake dhe përvojën e udhëheqjes së vendit të tij gjatë luftërave.
Nëse fushata e shkurtër ushtarake në Gaza arrin të dobësojë Xhihadin Islamik dhe ta mbajë Lëvizjen e Rezistencës Islamike (Hamasin) jashtë përleshjes pa shkaktuar ndonjë viktimë në mesin e izraelitëve, kjo do të rriste besimin në aftësitë e sigurisë së Lapid-it, shkruan The Economist.
Revista arrin në përfundimin se plani i Lapid-it për të rritur shanset e tij elektorale duke sulmuar Gazën është i rrezikshëm, pasi Rripi i Gazës ka pasur gjithmonë një mënyrë për të rrëzuar liderët izraelitë kur ata nuk e presin. /tesheshi.com/