11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Dobi dhe vendime rreth vitit hixhri – Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

Omeri (radijAllahu anhu) e ka nisur numërimin (datimin) e viteve në historinë (islame) me hixhretin dhe nuk e filloi prej lindjes së Pejgamberit (salAllahu alejhi ve selem ), ashtu siç bënë ithtarët e librit, kështu që njerëzit të mësojnë se ne jemi Ummet i punës, e jo ummet i kohërave dhe ndodhive.

Përllogaritja e historisë sipas hixhrit është marrë nga Fjala e Allahut: “ … Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar mbi devotshmëri.” [ Et Teube, 108) Allahu e quajti “dita e parë” dhe kjo ditë është dita e parë e vitit hixhri .” Këtë e transmeton Suhejli prej sahabëve.

Viti hixhri është një rrotë kohore që rrotullohet si ditë, javë, muaj dhe shekuj. Nuk di të ketë ndonjë urim për të (p.sh Gëzuar Vitin e Ri Hixhrij ). Por nëse është një lutje dhe një përkujtim, ajo është mirë.

Nuk ka dispozitë të veçantë sheriatike për përfundimin e vitit dhe as për fillimin e tij.

Nuk ka asnjë thënie, veprim dhe preferim, dhe nuk u vendos fillimi i numërimit sipas hixhretit vetëm se në hilafetin e Umerit.

Çdo individ e ka vitin e tij të veçantë, që fillon me lindjen dhe ajo është mosha e tij. Ndërsa viti që fillon me muajin Muharrem është që kontrollon sistemin e historisë. Dhe ti do të pyetesh për vitin tënd, e jo për vitin e kohës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit