3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Rusia pranoi të bisedojë me Amerikën

Më të lexuarat

Rusia pranoi kërkesën e SHBA-së për një takim mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Kështu deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price.

Ai tha se Uashingtoni ende pret që bisedimet të zhvillohen në ditët në vijim, raportoi reuters.

Blinken tha dje se ai do të përdorte thirrjen e planifikuar për t’i bërë presion Lavrovit për t’iu përgjigjur një “ofertë të rëndësishme” të bërë nga administrata e presidentit të SHBA-së, Joseph Biden drejtuar Moskës për të siguruar lirimin e qytetarëve amerikanë – basketbollistes Brittney Grinerdhe marinsit, Paul Whelan, të cilët janë të burgosur në Rusi.

Siç raportoi CNN, pas muajsh debati të brendshëm, administrata Biden ofroi shkëmbimin e tregtarit rus të armëve Viktor Bout, i cili po vuan një dënim me burg 25-vjeçar në SHBA, për Griner dhe Whelan.

Në vitin 2020, Whelan u dënua me 16 vjet burg për spiunazh. Ai dhe familja e tij gjatë gjithë kohës pretendojnë se është dënuar padrejtësisht dhe këto akuza janë mohuar nga qeveria amerikane.

Basketbollistja Brittney Griner, e cila prej disa muajsh ndodhet në një burg rus, pranoi në gjykatë se kishte vaj kanabisi në bagazhin e saj kur ishte në aeroportin e Moskës, duke deklaruar se e kishte paketuar aksidentalisht në valixhen e saj.

Biseda e tyre e fundit u zhvillua më 15 shkurt të këtij viti, dhjetë ditë para fillimit të konfliktit në Ukrainë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit