2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryebashkiaku kroat kundër homoseksualëve

Më të lexuarat

Kreu i Bashkisë së Splitit kundër mbajtjes së paradës së homoseksualëve

Kryebashkiaku i Splitit në Kroaci, Željko Kerum është shprehur i kënaqur për faktin se parada e homoseksualëve në qytet nuk kishte shkaktuar asnjë incident. Gjithësei ai theksoi se parada të tilla nuk ishin të mirëpritura në Split.”Jam I kënaqur që parada e këtij viti kaloi pa asnjë incident, pasi qytetarët e Splitit dëgjuan rekomandimet tona për ta injoruar atë. Forcat e sigurisë të pranishme ishin të shumta, por për mua ky ëshët një shpenzim i kotë parash,” tha Kerum në një deklaratë për shtyp. Kryebashkiaku është ankuar se një pjesë e madhe e qytetit është bllokuar për pjesën më të madhe të ditës, trafiku gjithashtu ka qenë I rënduar dhe njerëzit nuk kanë mundur të lëvizin lirshëm. Qytetarët e Splitit duke injoruar paradën kanë treguar atë që mendojnë për të, që nuk janë të interesuar, që nuk I duan homoseksualët në qytetin e tyre dhe që ata nuk janë të mirëpritur. Disa ditë më parë Kerum kishte kritikuar Ministrinë e Brendshme dhe policinë, pasi ata kishin marrë përsipër masat e sigurisë për paradën./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit