7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

LAVROV: RUSIA NUK MUND T’I LEJOJË OKB-SË PËRDORIMIN E FORCËS NË SIRI

Më të lexuarat

“Nuk do mund ta lejojmë Këshillin e Sigurimit të Organizatës Kombeve të Bashkuara të përdorë forcën”, deklaroi Lavrov në një konferencë shtypi.

“Kjo gjë do të sillte pasoja të rënda për të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme”, shtoi kreu i diplomacisë ruse, vendi i të cilit është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Jemi të shqetësuar lidhur me reagimin e disa aktorëve të jashtëm, të cilët mbështesin hapur alternativën e njësive të armatosura dhe njëkohësisht i kërkojnë komunitetit ndërkombëtar veprime konkrete për përmbysjen e regjimit në Siri”, theksoi Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus sqaroi se plani i paqes i hartuar nga i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan po haste shumë vështirësi në vënien në zbatim, por theksoi se ishte e vetmja alternativë për zgjidhjen e krizës.

“Vë re se plani i përpiluar nga i dërguari ndërkombëtar Anan po përballet me shumë vështirësi. Nuk mund ta lejojmë këtë gjë pasi s’ka asnjë alternativë tjetër për Sirinë, përveç zbatimit të këtij plani”, deklaroi Lavrov./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit