-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Hoxhë Labinot Maliqi: Politikbërësit në Kosovë të marrin mësim nga SHBA, të mos diskriminohen gratë më shamia

Më të lexuarat

Imami i xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka komentuar vizitën e krerëve të shtetit në SHBA dhe takimin me Sekretarin Blinken.

Maliqi ka vënë theksin te prania e një gruaje muslimane me shami në takim.

“Sekretari Amerikan Antony Blinken, ka mirëpritur delegacionin e Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani si dhe Kryeministrin Albin Kurti, duke patur në tavolinën e tij zyrtare një grua muslimane e cila e bartë me krenari shaminë edhe gjatë këtij takimi dypalësh’.

Hoxha nga Prishtina ka thënë se edhe institucionet e Kosovës duhet të marrin shembull nga SHBA në trajtimin e grave të mbuluara.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë djepi i demokracisë, dhe si të tilla duhet të jenë shembull për politikbërësit në Kosovë edhe në fushën e Lirive Fetare, në mënyrë që vajzat dhe gratë të cilat e bartin shaminë mos të diskriminohen, bullizohen e përjashtohen më nga shkolla e puna”, ka shkruar Maliqi.

Ndryshe, sot ka pasur disa reagime nga hoxhallarë e personalitete tjera për fotografitë e takimit.

Sipas tyre institucionet qëllimisht kanë larguar gruan me shami nga fotografitë e takimit.

Në fotot zyrtare të publikuara nga Zyra e Kryeministrit, nuk është përfshirë foto e gruas me shami, derisa fotot e Departamentit të Shtetit dhe Zyrës së Presidentes përfshijnë edhe zyrtaren me shami.

Telegrafi është në pritje të ndonjë përgjigje nga Zyra e Kryeministrit në lidhje me publimin e fotove të këtij takimi./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit