0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Osmani e Kurti udhëtojnë drejt SHBA-ve, do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 200 milionë dollarë

Më të lexuarat

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Presidentes.

Në njoftim thuhet se Osmani dhe Kurti do të marrin pjesë në  ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së MCC për Programin Kompakt të Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C. për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Osmani dhe Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale.

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar në fund të qershorit Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh. Marrëveshja ka të bëjë me projektet për energjinë.

Sipas njoftimit të mëhershëm të Qeverisë, programi do të përfshijë tri projekte: 1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MË, që ofrojnë rezervë 340 MWh), 2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe 3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

Projekti i parë konsiston në blerjen dhe instalimin e baterive me kapacitet të lartë, që shërbejnë si rezerva të energjisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit