Çmimet po rriten dita-ditës, por pagat mbeten pothuajse të njëjta. Pse ndosh kështu?
Në ekonomitë më të mëdha të botës, inflacioni “ha” pagat. Kostoja e jetesës po bëhet gjithnjë e më e lartë. Inflacioni në SHBA është 8.3 për qind, ndërsa në eurozonë 8.1 për qind.
Pagat në këto pjesë të botës janë rritur vetëm me pesë ose tre për qind këtë vit. Është edhe më keq tek ne.
Ekonomistët thonë se ka pesë arsye të rëndësishme pse ndodhë kështu.
Së pari, ata theksuan se sindikatat ishin të dobëta, duke dobësuar negociatat kolektive me punëdhënësit. Në Shtetet e Bashkuara, 27 për qind e punëtorëve ishin pjesë të sindikatave në vitin 1979, dhe tani vetëm 11,6 për qind janë pjesë të tyre. Si rezultati kësaj, paga ishte më e ulët.
Arsyeja e dytë është ajo që quhet papunësi e fshehur. Shifrat zyrtare tregojnë se ka një shkallë të ulët papunësie në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, e cila teorikisht do t’i detyronte kompanitë të rrisin pagat. Megjithatë, ekspertët mendojnë se numri real i të papunëve është shumë më i lartë.
Arsyeja e tretë është se në kohë krize, kompanitë vendosin në mënyrë të ngadalësuar për rritje të pagave – kriza nënkupton një të ardhme të pasigurt.
Arsyeja e katërt është se bota është ende duke u rikuperuar nga recesioni që filloi në 2008. Pagat janë rritur në nivelin e para recesionit.
Arsyeja e pestë pse pagat rriten pak ose aspak në kohë inflacioni është se pagat dhe inflacioni nuk janë aq të lidhura sa mendojnë shumica. Inflacioni monitoron çmimet e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa niveli i pagave reagon ndaj ndryshimeve në tregun e punës.
STUDENTET.MK