“Ambienti i jashtëm mbetet sfidues për ekonominë ruse dhe kufizon ndjeshëm aktivitetin ekonomik”, njoftoi Banka Qendrore Ruse
Banka Qendrore Ruse uli normën bazë të interesit me 150 pikë bazë në 8 për qind në korrik, përkundër pritjeve për uljen e normës së interesit me 50 pikë bazë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ambienti i jashtëm mbetet sfidues për ekonominë ruse dhe kufizon ndjeshëm aktivitetin ekonomik”, thuhet në deklaratën e Bankës së Rusisë.
Më tej shtohet se rënia e aktivitetit të biznesit është më i vogël se pritjet e bankës në qershor.
“Norma aktuale e rritjes së çmimeve të konsumit mbetet e ulët, gjë që kontribuon në ngadalësimin e inflacionit vjetor”, thuhet në njoftim.
Në qershor, inflacioni vjetor në Rusi u ul në 15.9 për qind pasi arriti në 17.1 për qind në maj.
Sipas parashikimeve të Bankës Qendrore, inflacioni vjetor do të ulet në 12-15 për qind në vitin 2022 dhe 5-7 për qind në vitin 2023 ndërsa në 2024 do të kthehet në 4 për qind