Frangu zviceran është valuta, e cila më së shumti këmbehet në Kosovë.
Një rrugë në afërsi të tregut të gjelbër në Prishtjnë është më e njohura për këmbimet e shumta të cilat funksionojnë atje.
Aty këmbehen valuta të ndryshme, mirëpo sipas këtyre këmbimoreve, frangu është ndër valutat me të cilat kanë më së shumti këmbime.
Ata kanë deklaruar për Klan Kosovën se koha kur ka më së shumti punë është ajo e verës, kur ka edhe frekuentim më të madh të bashkatdhetarëve./albinfo/