-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Facebook i mbyll profilin politikanit zviceran që nënçmoi dhe talli refugjatët shqiptar

Më të lexuarat

Për shkak të „postimeve të papërshtatshme“, profili në Facebook i këshilltarit nacional zviceran të Partisë SVP, Christoph Mörgeli është bllokuar. Për politikanin „ky është një veprim shkatërrues i lirisë së shprehjes“.
Që nga dita e martë, profili i këshilltarit nacional zviceran, Christoph Mörgeli nuk ekziston më. Por, politikani i SVP-së është lajmëruar sërish në mënyrë anonime.
«Ju falënderojmë që na informuat përmes postimit në profilin tuaj me përmbatjje të papërshtatshme», i ka shkruar Facebook politikanit. «Ju informojmë se profili i Christoph Mörgelit është larguar».
Përmes një deklarate dhënë të përditshmes „20 Minuten“, Christoph Mörgeli ka reaguar pa mirëkuptim. «Ky është një veprim shkatërrues i lirisë së shprehjes në vendin tonë», akuzon Christoph Mörgeli, përcjellë „Shtegu.com“. Bllokimi i profilit të tij është realizuar pa ndonjë paralajmërim, por kohëve të fundit ai ka pranuar ankesa të shumta.
Ende nuk është e qartë nëse postimi i fotografisë së fundit përbuzëse të refugjatëve shqiptarë në Itali, mund të ketë qenë shkaku i bllokimit të profilit të tij. Para pak kohësh, ai kishte postuar këtë fotografi, e cila paraqiste shqiptarët që e kishin stërngarkuar një anije. Në te ai kishte shkruar me të mëdha: «Po vijnë profesionistët». Ky postim mund të jetë njëri nga shkaqet e bllokimit të profilit të tij, përfundon „20 Minuten“.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit