1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjykata Speciale, Rama: Faqe turpi për Këshillin e Evropës, të gjejë kurajën dhe të kërkojë falje

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se nuk ka asnjë provë të vetme se ka pasur trafikim të organeve njerëzore, ndërsa tha se kjo është një faqe turpi për Këshillin e Evropës që duhet të gjej kurajën dhe të kërkoj falje.

Rama në konferencën për media e pyetur lidhur me Gjykatën Speciale dhe lidhjen me Rusinë tha se asnjëherë nuk ka thënë se sistemi ka qenë i manipuluar nga Rusia…

“…Por e di që një histori fatkeqësisht jo e mirë e trafikimit të organeve u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër dhe nga zëdhënës rus.

Çfarë thash dhe mund të them është se duke parë akuzat nuk ka asnjë fakt, qoftë edhe dyshime për trafikime të organeve. Siç e vutë re kjo Gjykata e Hagës është krijuar në bazë vetëm të këtij raporti, edhe pse ka qenë ky raport me plot gjepura që e ka sjellë në jetë Gjykatën Speciale”, tha Rama, raporton Telegrafi.

Kryeministri shqiptar theksoi më tej se janë bërë hetime të pavarura në Shqipëri dhe Kosovë dhe të pavarura në çfarëdo lloj ndikimi, e që nuk është sjell asgjë.

“…Zero absolute përqindje e trafikimit të organeve njerëzore. Çfarë ne kërkojmë është që t’i themi botës se ishte një maskaradë. Dhe kjo maskaradë ndaj një shteti të pavarur hedhur ndaj një shtetit të pavarur siç është Kosova dhe luftës çlirimtare.

Nuk ka asnjë provë të kushedi sa hetimeve se ka pasur trafikime të organeve njerëzore të pavarura të organizuara nga udhëheqja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ka qenë në fakt viktimë e një sulmi të organizuar në të gjithë botën. Askush nuk duhet të përpiqet të pështjelloj në ndonjë mënyrë  tjetër.

Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës dhe Këshilli i Evropës duhet të gjej kurajën dhe të dal përball dhe të thotë na falni…”, u shpreh Rama.

Ai tha më tej se është e pamundur të akuzosh një komb të tërë i çliruar nga një përpjekje kaq e madhe e koalicionit të shteteve demokratike dhe falë një ushtrie çlirimtare kundër një makinerie të spastrimit etnik të Sllobodan Millosheviqit dhe krejt papritur të hidhet kështu në thellësitë më të mëdha të mediave dhe plehrave gazetareske…

Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë vetëm me median, por edhe me raportin, e edhe me raportin e atyre që kanë mbështetur Këshillin e Evropës dhe kjo nuk duhet të ndodhë më.

“Shqipëria është shumë e vogël të ndryshojë  fatin e vendimmarrje në nivel të lartë por nuk ka për t’u dorëzuar asnjëherë përkundrejt idesë se jemi të vegjël dhe mund të trajtohemi të tillë. Kjo i përket të kaluarës”, u shpreh ndër të tjera, Rama. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit