Shoqëria duhet ti freskojë sistemet e edukimit dhe të trajnimit, për të përgatitur fuqi punëtore të nevojshme për detyra të ndryshme; ta freskojë menaxhimin dhe sistemin financiar, për të rritur energjinë e për ta pasuruar vendin. Më pastaj, t’i kanalizojë punëtorët nëspecializime të ndryshme, paanësisht, siç edhe është theksuar nga Allahu i Madhërishëm:
Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut. (Et-Teube, 122)
Këtu vlen të theksohet edhe mbushja e boshllëkut dhe çarjeve të cilat zakonisht janë injoruar ose i kanë harruar, duke i kompensuar nëpërmjet të inkurajimit, siç janë shpërblimet, autorizimet ose dekretet zyrtare.
Po ashtu, edhe vënia e personave adekuat në detyrat gjegjëse, duke qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të mos emërohen të paaftesuarit. Në të kundërtën, nëse një detyrë i është ë dhene nje personi joadekuat (të pakualifikuar), atëherë priteni shkatërrimin. (Transmeton Imam Buhariu nga Ebu Hurejreja radijallanu anhu].
Nisur nga kjo, Islami gjithnje ka qenë i interesuar për resurset humane, për ta mbrojtur dhe për ta zhvilluar atë, si fizikisht, mendërisht, shpirtërisht, shkenctarisht, njashtu edhe profesionalisht, si dhe për vënien e ekuilibrit mes çështjeve tokësore (të kësaj dynjaje) dhe
atyre qiellore (të botës tjetër – ahiretit), pa mos e pakësuar asnjërën nga këto të dyja.
Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”
Autor: Dr.Jusuf Kardavi
EKONOMIA ISLAME