2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ku qëndron pasuria e vërtetë?!

Më të lexuarat

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “”Nu është pasuri malli i shumtë, por pasuri është pasuria e shpirtit”. (Muttefekun alejhi)

Hadithi korrigjon kuptimin e termit “i pasur” dhe vë në dukje se pasuria e vërtetë është pasuria e parimeve dhe moraleve dhe jo posedimi i parave dhe objekteve.

Fjalët e të diturve dhe të atyre që e përshkuajnë pasurinë thonë se pronat e shumta të kësaj dunjaje dhe lidhja pas tyre si mjete luksoze me kalimin e kohës bëhen pengesë kryesore për ngritjen e shpirtit, rritjen dhe zhvillimin e moralit dhe imunitetit psikologjik.
Nëse çështja është kështu atëherë i pasur i vërtetë është ai i cili ka një shpirt të pasur dhe jo ai i cili posedon mall dhe pasuri.
Prandaj edhe dijetarët kanë thënë:
“Nuk është asketizëm të mos posedosh asgjë, por asketizëm është të mos të të posedojë ty asgjë”
Ai që e nxjerr dunjanë nga zemra dhe e vë atë në dorë, ai e ka shpirtin e pasur, dhe atij i është bërë rrizk rehatia, kënaqësia dhe bukuria e shpirtit.
AI ËSHTË NJERIU MË I PASUR!!

:Dr/Khaled ed-Drees
#përkthim F. GURRA

🍃❄️🍃❄️🍃❄️🍃❄️🍃❄️🍃❄️🍃

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit