1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Biden: Palestinezët e meritojnë të kenë shtetin e tyre të pavarur

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden po përkrah krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës dhe Izraelit.

I pari i shtetit amerikan ka dhënë mbështetjen e krijimit të dy shteteve bazuar në kufijtë e para vitit 1967 gjatë takimit me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

Ai nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Abbasit për të njohur në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez, por foli për një “shtet të ardhshëm palestinez” dhe një shtet me territor të vazhdueshëm, raporton reuters.

“Dy shtete përgjatë kufijve të vitit 1967 me shkëmbime të dakorduara reciprokisht, mbetet mënyra më e mirë për të arritur masa të barabarta sigurie, prosperitet liri dhe demokraci për palestinezët dhe izraelitët”, tha 79-vjeçari.

“Populli palestinez e meriton një shtet të tijin që është i pavarur, sovran, i zbatueshëm dhe i vazhdueshëm”, tha Biden dhe shtoi se “Jerusalemi duhet të jetë një qytet i të gjithë njerëzve. Vendet e saj të shenjta ruajnë status quo-në e saj, me Mbretërinë Hashemite të Jordanisë që vazhdon të shërbejë si kujdestare”.

Ndryshe, Izraeli dhe Palestina ka dekada që janë në konflikt, ku izraelitët po kritikohen për uzurpimin e territoreve palestineve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit