0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

KUJDES NEVOJTARËT!! – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Nuk është besimtarë ai që ngopet, ndërsa fqinji i tij është i uritur pranë tij.”

Buhariu në El-Edeb El-Mufred dhe vërtetuar nga imam Albani.

Imam Al-Albani, ka thënë:

“Në hadith ka dëshmi të qartë se është haram-e ndaluar për fqinjin e pasur t’i lërë fqinjët e tij të uritur.
Ai duhet t’u sigurojë atyre atë që ata do ta largojnë urinë, si dhe t’u sigurojë veshje nëse janë të zhveshur, dhe nevoja të tjera.

Ky hadith aludon se nevojtarët kanë të drejtë tjetër në pasurinë tonë, përveç zekatit.

Të pasurit mos të mendojnë se janë të liruar nga obligimi duke dhënë zekatin në pasurinë e tyre. Përkundrazi, ata kanë obligime të tjera për shkak të rrethanave dhe situatave emergjente, të cilat duhet t’i përmbushin, në të kundërtën, ata do të hyjnë në kërcënimin e thënies së Zotit të Madhëruar:

“…Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm.
Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të u lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): “Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!”
Tevbe, 34-35.

Silsiletu Ehadithetis Sahiha, 1/278.

Zoti na bëftë prej atyre që kanë e u ndihmojnë të nevojshmit!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit